Interi e siguroi mbrëmë titullin e kampionit në Serie A, të 20-tin në histori, me ç’rast nga sezoni i ardhshëm do ta vendosë edhe yllin e dytë në fanellën zyrtare.
“Nerazzurri” e mposhtën mbrëmë Milanin me rezultat 2:1 për ta siguruar titullin e më të mirit.
E për t’i uruar interistët është përkujdesur analisti i emisionit “Favorit”, Ismet Munishi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të gjithë përkrahësve të Interit, urime Scudetto”, shkroi Munishi.
Trajneri i njohur kosovar ndërkohë e ka postuar edhe një pjesë e cila e shpjegon edhe domethënien e “Scudettos”.
“Titulli i Kampionatit në Serie A shpesh quhet ‘Scudetto’ (‘mburojë e vogël’), sepse që nga sezoni 1923–24, skuadra fituese do të mbajë një stemë të vogël me trengjyrëshin italian në fanellën e tyre në sezonin pasues”. /Gazeta Express/