Në emisionin “Favorit” në T7 fundjavën që shkoi u diskutuan tema të ndryshme, ndërsa në fund panelistët folën edhe për futbollin ndërkombëtar.
Më saktësisht, u fol për Real Madridin dhe për super-talentin e tij, Arda Guler.
Ylli i ri turk nuk gjeti hapësira të mjaftueshme në edicionin e tij të parë në “Santiago Bernabeu”, ku e përshkuan lëndimet mbi të gjitha, që s’e lanë ta shfaqte talentin e tij, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, ish-futbollisti i Fenerbahçes së fundmi e gjeti edhe golin e parë në fanellën e “Los Blancos”.
E atij në krahë i doli trajneri Ismet Munishi, i cili mendon se përfaqësuesi i ri turk meriton më shumë hapësira dhe se vetëm në këtë rast nuk ishte pajtuar me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili fuste në lojë lojtarë të tjerë e e linte në bankë Gulerin.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në T7 mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/
