Ismet Munishi e nguc Bajram Shalën: “A i ke bo be ndonjëherë kryetarit: pash Zotin hjeke këtë trajner?”, “Edhe pitet 4-4-2 pi qesin” - Gazeta Express
string(124) "ismet-munishi-e-nguc-bajram-shalen-a-i-ke-bo-be-ndonjehere-kryetarit-pash-zotin-hjeke-kete-trajner-edhe-pitet-4-4-2-pi-qesin"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2024 15:20

Ismet Munishi e nguc Bajram Shalën: “A i ke bo be ndonjëherë kryetarit: pash Zotin hjeke këtë trajner?”, “Edhe pitet 4-4-2 pi qesin”

Futboll

Gazeta Express

12/02/2024 15:20

Ismet Munishi dhe Bajram Shala kanë bërë debat konstant mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Analisti i “Favoritit” dhe menaxheri i Kombëtares i hodhën “kunja” kohë pas kohe njëri-tjetrit.

Lexo Edhe:

Trajneri kosovar ia bëri një pyetje interesante dhe pikante Shalës, shkruan “Gazeta Express”.

“A i ke bo be ndonjëherë kryetarit: pash Zotin hjeke këtë trajner. Se menaxheri i mirë qishtu duhet me bo be. Pash nji Zot, nëse e din që ka Zot, hiqe qita”, tha fillimisht Munishi.

“Se a e di qysh punoni ju menaxherat: mirë me nanën, mirë me vjehrrën, mirë me tezen, mirë me rejën”, shtoi ai, teksa plasën të qeshurat.

Ndërkohë, ndërhyri trajneri Arbnor Morina, i cili i mbrojti trajnerët kosovarë.

“Trajnerët jetojnë veç prej futbollit, 99 për qind, për qata janë më trima se profesionet tjera. Profesioni i trajnerit njeh edhe dorëheqje edhe shkarkim. S’ka shku mirë, je i shkarkuar. Ke nëpër institucione që ta bëjnë jetën zi, as se shkarkojnë, se për dorëheqje as që i bie ndërmend, me ata nuk merret kërkush. Me trajnerë merren krejt. Gratë ia kanë nis tu bo pite me fol për formacione të ekipeve, gratë. Për këtë, gjithmonë kom me dal në mbrojtje të trajnerëve”, u shpreh ndihmës-trajneri i Kosovës.

E në shaka, Munishi ia ktheu: “Edhe pitet 4-4-2 pi qesin”.

Për më tepër, emisionin e plotë të “Favoritit” mund ta shikoni duke klikuar më poshtë. /Gazeta Express/