Ismet Munishi ka qenë protagonist edhe në emisionin e mbrëmshëm sportiv “Favorit” në T7 me “perlat” e tij të radhës.
Analisti i emisionit është pyetur për krahasimin e famshëm të tij mes Toni Kroosit dhe Granit Xhakës.
Ai e lartësoi mesfushorin gjerman, të cilin e konsideroi si njërin prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë, theksoi se Xhaka do t’ia heq mallin e futbollistit të deritashëm të Real Madridit.
Gjithashtu, trajneri kosovar e përsëriti mendimin e tij se Xhaka është më i mirë se Kroos në aspektin defanziv, ndërsa ylli kosovar ka pasur statistika impresionuese në këtë sezon duke qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.
Për ta parë emisionin “Favorit” të plotë në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/