Ismet Kryeziu: Deputetët janë shndërruar në figura irrituese, pa peshë e pa vlerë
Lajme
Gazeta Express
09/05/2025 12:37
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk po mund të bëjnë konstituimin e Kuvendit.
Ai ka vlerësuar se një pozitë e tillë do të duhej të ishte fisnike dhe me autoritet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se sot kjo pozitë është shndërruar në një figurë irrituese.
“Nga nje pozite qe duhej te ishte fisnike, e respektuar dhe me autoritet, roli i deputetit sot eshte shnderruar ne nje figure irrituese, pa peshe dhe pa vlere per shoqerine. #VeçNumra”, ka shkruar Kryeziu.