Ismajli: Për tifozët duhej të fitonim, por objektivi u arrit - Gazeta Express
string(58) "ismajli-per-tifozet-duhej-te-fitonim-por-objektivi-u-arrit"

Sport

Gazeta Express

20/11/2023 23:16

Ismajli: Për tifozët duhej të fitonim, por objektivi u arrit

Sport

Gazeta Express

20/11/2023 23:16

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0

Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.

Ardian Ismajli pas ndeshjes tha se sonte duhej të fitonin për tifozët, por që sigurisht se u shpreh i lumtur që objektivi është arritur.

“Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, domethënë jo në këto dy të fundit, por në të tjerat”.

Mbrojtësi nga Kosova tutje tha se nuk e kanë nënvlerësuar kundërshtarin.

“Jo aspak e kemi marrë seriozisht si çdo ndeshje tjetër. Megjithatë ky është një ekip që mbyllet mbrapa dhe normale është shumë e vështirë ta thyesh, megjithatë e morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit, ndonëse na duhej fitorja për publikun tonë”, deklaroi Ismajli. /Gazeta Express/