Ismajli arrin në Torino për vizita mjekësore, më pas kontrata - Gazeta Express
string(60) "ismajli-arrin-ne-torino-per-vizita-mjekesore-me-pas-kontrata"

Futboll

Gazeta Express

07/07/2025 10:13

Ismajli arrin në Torino për vizita mjekësore, më pas kontrata

Futboll

Gazeta Express

07/07/2025 10:13

Ardian Ismajli do të bëhet sot edhe zyrtarisht me klub të ri.

Futbollisti kosovar ka zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve, më pas përfaqësuesi shqiptar do ta nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin torinez, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Sipas mediave italiane, Ismajli do të paguhet 1,1 milion euro në vit plus bonuset, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti i lindur në vitin 1996 i kaloi sezonet e fundit në Empoli, por u nda pak ditë më parë me këtë klub pasi s’arriti të mbijetonte në Serie A.

Qendërmbrojtësit i skadoi kontrata me Empolin dhe në Torino do të shkojë si lojtar i lirë.

Në total, 28 vjeçari i ka zhvilluar 117 ndeshje në Serie A, ndërsa e ka realizuar një gol dhe i ka bërë dy asistime.  /Gazeta Express