Ismajli: Albin Kurti është një çoroditës i vogël - Gazeta Express
string(47) "ismajli-albin-kurti-eshte-nje-corodites-i-vogel"

Gazeta Express

03/04/2020 21:58

Ismajli: Albin Kurti është një çoroditës i vogël

Gazeta Express

03/04/2020 21:58

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është një çoroditës i cili ka çoroditur partinë e tij, koalicionin, qeverisjen dhe marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën.

“Albin Kurti është një çoroditës i vogël sepse çoroditi partinë e vet, koalicionin e vet, qeverisjen e vet, marrëdhëniet me Amerikë etj”, është shprehur Ismaili.

Lexo Edhe:

“Kurti ka çoroditur çdo proces në të cilin është futur”.

Gjithashtu, Ismaili tha se “Kurti i ka shkelur parimet e veta në kohë rekorde”, e më pas i numëroj edhe disa rreziqe që solli qeveria Kurti sipas Ismailit.

“Qeveria filloi të sjellë rreziqe të shumëfishta. Duke filluar nga kriza që krijuan vet përbrenda, gjatë asaj kohe u harrua pandemia. Pastaj, qëndrimi i dytë është raporti i Kurtit me Amerikën”, ka thënë Ismaili.

Tutje, Ismaili tha se PDK’ja nuk futet në qeveri dhe nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, të qëndruarit në opozitë, që nga koha e 6 tetorit.

“PDK nuk hyn në qeveri. Nuk kemi arsye ta ndërrojmë qëndrimin tonë, qëndrimin e 6 tetorit. Nuk do të jemi pjesë e qeverisë”, përfundoi Ismaili.