Ismaili Ramës: Qasja ime është praktike për qytetarët dhe nis zbatimin pas 12 tetorit - Gazeta Express
string(84) "ismaili-rames-qasja-ime-eshte-praktike-per-qytetaret-dhe-nis-zbatimin-pas-12-tetorit"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 21:47

Ismaili Ramës: Qasja ime është praktike për qytetarët dhe nis zbatimin pas 12 tetorit

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 21:47

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka theksuar se gara për Prishtinën po zhvillohet mes dy qasjeve të kundërta  një që është ndërtuar mbi konflikt, dhe tjetrën që ai përfaqëson, me zgjidhje të matshme e konkrete për problemet e përditshme të qytetarëve.

Sipas tij, konfliktet e vazhdueshme politike e kanë futur Prishtinën në një ngecje të thellë nga e cila qyteti nuk po arrin të dalë. “Deshiroj të jem një kryetar që punon me të gjithë, pavarësisht partisë, mjafton të kenë ekspertizë,” tha Ismaili.