Ismaili: Prishtina duhet të funksionojë – të jetë e pastër, e ndriçuar dhe pa qen endacakë - Gazeta Express
string(86) "ismaili-prishtina-duhet-te-funksionoje-te-jete-e-paster-e-ndricuar-dhe-pa-qen-endacake"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 21:53

Ismaili: Prishtina duhet të funksionojë – të jetë e pastër, e ndriçuar dhe pa qen endacakë

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 21:53

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se qytetarët e kryeqytetit meritojnë rezultate të menjëhershme në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe funksionimit të përditshëm të qytetit.

I ftuar në emisionin Rubikon, Ismaili tha se prioritetet e tij si kandidat fokusohen te zgjidhjet praktike dhe të prekshme për qytetarët, që nga pastërtia dhe ndriçimi publik, deri te trajtimi i problemeve si qentë endacakë.

“Konsideroj që rezultat duhet të jenë të menjëhershme për një Prishtinë që funksionon, është e pastër, e ndriçua dhe në mungesë të qenve endacakë dhe shumë gjëra të tjera që i mungojnë Prishtinë dhe për të cilat unë garoj.” – tha Ismaili.