Ismaili për bashkëqeverisjen me Ramën: E bëra për Prishtinën dhe qytetarët e saj - Gazeta Express
string(79) "ismaili-per-bashkeqeverisjen-me-ramen-e-bera-per-prishtinen-dhe-qytetaret-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 21:06

Ismaili për bashkëqeverisjen me Ramën: E bëra për Prishtinën dhe qytetarët e saj

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 21:06

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin, tha se vendimi për të bashkëqeverisur me Përparim Ramën ishte marrë “vetëm për të mirën e Prishtinës”.

Ai përmendi se gjatë periudhës së bashkëqeverisjes kishte dërguar pesë drejtorë, si dhe nënkryetaren e parë grua për Prishtinën, të cilët, sipas tij, u treguan shumë të suksesshëm dhe sollën rezultate konkrete, nga arsimi deri te ndriçimi publik. Ismaili theksoi se ata kishin votuar projektet për kryeqytetin që lidhen me arsimin, kulturën dhe sportin, por jo kur, siç tha ai, “ishin propozuar shkëmbime tokash në rastin e njohur të Badovcit, në interes të Ramës dhe një grupi të vogël njerëzish, duke dëmtuar qytetarët”.

Ismaili tha se pikërisht këto praktika e shtynë të tërhiqej nga bashkëqeverisja, pasi nuk mund të pranonte të vazhdonte qeverisjen në dëm të qytetarëve të Prishtinës.