Ismaili në tubimin përmbyllës: Bedri Hamza mishëron idealin për një Kosovë të bashkuar dhe të zhvilluar - Gazeta Express
string(102) "ismaili-ne-tubimin-permbylles-bedri-hamza-misheron-idealin-per-nje-kosove-te-bashkuar-dhe-te-zhvilluar"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 21:22

Ismaili në tubimin përmbyllës: Bedri Hamza mishëron idealin për një Kosovë të bashkuar dhe të zhvilluar

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 21:22

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur fjalim në tubimin përmbyllës të PDK-së në Prishtinë, ku theksi kryesor u vendos te ideali politik i partisë dhe kandidatura e Bedri Hamzës për kryeministër.

Ismaili tha se angazhimi politik nuk buron nga interesa personale, por nga ideali për shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve, duke theksuar se pikërisht ky ideal e ka mbajtur të gjallë Partinë Demokratike të Kosovës në periudha të vështira. “Me shtyn ideali. Besimi se ka diçka më të madhe se vetja jonë, për të cilën ia vlen të sakrifikosh”, u shpreh Ismaili gjatë fjalimit të tij.

Ai theksoi se ideali i PDK-së është i lidhur ngushtë me vlerat e dalura nga lufta çlirimtare dhe sakrifica për liri, duke shtuar se këto vlera duhet të përkthehen sot në qeverisje me përgjegjësi, solidaritet dhe bashkim shoqëror.

Duke folur për kandidatin për kryeministër, Ismaili tha se Bedri Hamza përfaqëson mishërimin e këtij ideali në praktikë, përmes një karriere të gjatë në shërbim publik dhe rezultateve konkrete në çdo pozitë që ka ushtruar.

“Bedri Hamza për 25 vjet shërbim publik e ka jetësuar idealin për Kosovën përmes veprave. Është figurë unifikuese, e respektuar nga i gjithë spektri politik dhe publik”, tha Ismaili.

Sipas tij, në një kohë përçarjesh dhe polarizimi politik, Hamza ka ditur të qëndrojë mbi ndasitë, duke e parë qeverisjen si mjet për t’u shërbyer familjeve dhe ekonomisë së Kosovës.

Ismaili theksoi se PDK hyn në këto zgjedhje me synimin për ta çuar Kosovën përpara me zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet për çdo qytetar, pa dallim bindjeje politike.

Në përmbyllje të fjalimit, ai ftoi qytetarët të bashkohen rreth vizionit të Bedri Hamzës dhe sloganit të PDK-së: “Bashkë. Përpara.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement