Kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli në fjalimin e tij gjatë hapjes së fushatës “Koha për Prishtinën”, tha se gara e tyre është garë e optimizmit, shpresës, fitores dhe projekteve të mëdha.
Ismaili tha se kryetari aktual e degradoi Prishtinën dhe nuk u brengos fare për pasojat e ‘eksperimenteve’ të tij.
“Koha për qytetin po vjen, koha për fëmijët tonë, me shkëndijë në sy, koha për Prishtinën po vjen. Në 4 vitet e fundit e kemi pa që Prishtina është në kaos, për shkak të një kryetari që erdhi nga jashtë, e tentonte me shkop magjik për këtë qytet, po na degradoj Prishtinën e na mbyti shpresën. A e meriton këtë besim një njeri që nuk brengoset aspak për pasojat e eksperimenteve të tij në kryeqytet. Unë nuk e shoh Prishtinën si fushë betejë politike, kjo është shtëpia ime.
Me Prishtinën e ëndrrave të mëdha. Qyteti ynë është qytet i ëndrrave të mëdha”, tha Ismaili.
Në këtë tubim, Ismaili do të shpalosë programin e tij zgjedhor dhe pesë zgjidhjet kryesore për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, duke prezantuar gjithashtu edhe ekipin e asambleistëve me të cilët synon të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.
Ai ka paralajmëruar se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane dhe buxhet të dedikuar, të cilat do t’u përgjigjen drejtpërdrejt problemeve specifike të banorëve.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...