Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin, iu kundërpërgjigj kryetarit aktual Përparim Rama pas deklaratës së tij se numri i qenve endacakë është zvogëluar.
Ai reagoi ndaj ironisë së Ramës, i cili kishte komentuar duke qeshur me faktin se “Uran Ismaili ka qenë duke pirë kafe”.
Ismaili iu kundërpërgjigj duke thënë se “Me pi kafe nuk është problem, problemi është që nëna është sulmuar. Dhe ky është realiteti në të cilin po jetojnë qytetarët e Prishtinës.”
“Nuk ka rëndësi sa ke punuar, rëndësi ka nëse problemi është zgjidhur. Dhe në Prishtinë, këto probleme ende nuk janë,” përfundoi Ismaili.