Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin tha se realiteti në Prishtinë është krejt ndryshe nga ai që paraqitet nga kryetari aktual Përparim Rama dhe ekipi i tij.
“Sot, realiteti në Prishtinë është për plane që thuhet se do të ndodhin, por që nuk po ndodhin. Durimi i qytetarëve ka mbaruar, ka ardhur koha për ndryshim,” tha Ismaili.
Ai shtoi se kryetari aktual merret me një faqe interneti të cilën e ka krijuar që paraqet një version fiktiv të qytetit. “Ka krijuar një website që nuk e pasqyron realitetin e Prishtinës. Ai shtiret sikur i ka realizuar projektet, dhe anëtarët e kabinetit të tij shtiren sikur e besojnë,” tha Ismaili.