Ismaili: Do t’i ulim çmimet me heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike dhe nga shumë produkte esenciale - Gazeta Express
string(101) "ismaili-do-ti-ulim-cmimet-me-heqjen-e-tvsh-se-nga-energjia-elektrike-dhe-nga-shume-produkte-esenciale"

Zgjedhjet

Gazeta Express

20/12/2025 11:07

Ismaili: Do t’i ulim çmimet me heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike dhe nga shumë produkte esenciale

Zgjedhjet

Gazeta Express

20/12/2025 11:07

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur një tubim me qytetarët e Kolovicës dhe të Nazim Gafurrit në Prishtinë.

Mes një numri të madh të qytetarëve, Hamza dhe Ismaili kanë shpalosur programin dhe prioritetet e PDK-së për mandatin katërvjeçar që synojnë ta marrin, me fokus në zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe lehtësim të kostos së jetesës për qytetarët.

“Me qytetarët e Kolovicës dhe Nazim Gafurrit mbrëmë u bashkuam rreth vizionit tonë për jetë më të mirë në Kosovë,” ka deklaruar Ismaili.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të heqë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike dhe nga shumë produkte esenciale, me qëllim uljen e çmimeve dhe rritjen e përballueshmërisë së jetesës për të gjitha familjet në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement