Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin - Gazeta Express
string(56) "ismail-syla-gjashte-arsye-pse-duhet-votuar-arian-tahirin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/10/2025 14:35

Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/10/2025 14:35

Ismail Syla, shkrimtar dhe ish-këshilltar politik i Presidentit Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook ka renditur gjashtë arsye pse duhet votuar kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri.

Syla vlerëson se Arian Tahiri përfaqëson energjinë e re politike dhe integritetin që i duhet qytetit në këtë fazë të zhvillimit të tij.
“Arian Tahiri meriton të përkrahet gjerësisht për këto arsye,” ka deklaruar Syla.

Sipas tij, arsyeja e parë është energjia e lartë individuale dhe inteligjenca e pakontestueshme e kandidatit.

Së dyti, Tahiri po dëshmohet si figurë në ngritje dhe personalitet me integritet të lartë brenda PDK-së.

Në arsyetimin e tij, Syla e rendit Tahirin në radhën e profileve pozitive dhe të afërta me qytetarët, duke e krahasuar me ish-kryetarë të suksesshëm të Mitrovicës si Bajram Rexhepi, Avni Kastrati dhe Bedri Hamza — figura që lanë gjurmë në jetën politike dhe institucionale të qytetit.

Një tjetër arsye e rëndësishme është se fitorja e Arian Tahirit më 12 tetor do të përfaqësonte vazhdimësinë dhe avancimin e trashëgimisë politike të pararendësve të tij, sidomos të Bedri Hamzës, i cili udhëhoqi me elegancë dhe pjekuri komunën gjatë mandatit të tij.