Islanda, vendi i parë i NATO-s që mbyll ambasadën në Rusi - Gazeta Express
string(56) "islanda-vendi-i-pare-i-nato-s-qe-mbyll-ambasaden-ne-rusi"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2023 19:34

Islanda, vendi i parë i NATO-s që mbyll ambasadën në Rusi

Lajme

Gazeta Express

01/08/2023 19:34

Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s që ka pezulluar zyrtarisht operacionet e ambasadave brenda Rusisë.

Flamuri i Islandës është hequr nga shtylla e ndërtesës së ambasadës në Moskë, si dhe tabela ndërsa policia ruse nuk po e ruan më ndërtesën, raporton Sky News.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar më herët se i Ngarkuari me Punë i Islandës në Federatën Ruse, Magnus Haneson, ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë për pezullimin e ambasadës së vendit në Moskë nga 1 gushti.

Në fillim të qershorit u bë e ditur se ministri i Jashtëm Islandez, Tordis Kolbrun Reyfjordur Gilfadottir vendosi të pezullojë punën e misionit diplomatik.

Pala islandeze e shpjegoi vendimin duke thënë se aktiviteti i ambasadës në Moskë në kushtet aktuale nuk është ndër prioritetet e Ministrisë së Jashtme të vendit. /Abc news