Islam Selmani nënkampion bote në Kajro, shkruan historinë e karatesë kosovare - Gazeta Express
string(76) "islam-selmani-nenkampion-bote-ne-kajro-shkruan-historine-e-karatese-kosovare"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 10:34

Islam Selmani nënkampion bote në Kajro, shkruan historinë e karatesë kosovare

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 10:34

Karateisti kosovar Islam Selmani ka përfunduar i dyti në Kampionatin Botëror “Kajro 2025”, duke fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e tij dhe duke shkruar një kapitull historik për sportin kosovar.

Selmani u përball në finalen e madhe me garuesin turk Eray Samdan, një duel i fortë ku përvojat bënë diferencën.

Megjithatë, karateisti ynë tregoi nivel të jashtëzakonshëm përgjatë gjithë kampionatit dhe u shpall nënkampion bote – suksesi më i madh ndonjëherë për Kosovën në karate, shkruan Gazeta Express.

Derisa Kosova deri më tani kishte vetëm dy medalje të bronzta botërore, arritja e Selmanit shënon medaljen e parë të argjendit në historinë e këtij sporti në vend. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement