ISIS, atentat guvernatorit të Nigerisë: I bëjnë pritë me një gomar të ngarkuar me eksplozivë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/09/2020 19:18

ISIS, atentat guvernatorit të Nigerisë: I bëjnë pritë me një gomar të ngarkuar me eksplozivë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2020 19:18

Militantët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik, ISIS, kanë përdorur një gomar të ngarkuar me eksplozivë për t’i zënë pritë kolonës së guvernatorit të shtetit veri-lindor të Nigerisë Borno.

Guvernatori Babagana Zulum po kthehej në kryeqytetin e shtetit, Maiduguri, nga qyteti Baga kur i zunë pritë.

Sulmi i erdhi dy ditë pasi ai i kishte mbijetuar një sulmi tjetër ndërsa udhëtonte në një zonë afër liqenit Çad.

Të paktën 18 njerëz u vranë në atë pritë. Midis tyre ishin 14 oficerë policie dhe ushtarë dhe katër civilë.