Ishulli i gjarpërinjve, vendi i ndaluar për njerëzit - Gazeta Express
string(51) "ishulli-i-gjarperinjve-vendi-i-ndaluar-per-njerezit"

Fun

Gazeta Express

23/11/2021 22:56

Ishulli i gjarpërinjve, vendi i ndaluar për njerëzit

Fun

Gazeta Express

23/11/2021 22:56

Ishulli Queimada Grande, i njohur gjithashtu si Ishulli i Kobrave, është një ishull që ndodhet rreth 30 kilometra larg brigjeve të Sao Paulos, në Brazil.

Me një sipërfaqe rreth 430 000 metra katrorë dhe gjatësi 1,5 kilometra, ky ishull është i ndaluar për njerëzit me vendim të qeverisë braziliane, pasi aktualisht konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Lexo Edhe:

Në fakt, në hyrje të ishullit ka një tabelë që informon se zbarkimi në ishull është i ndaluar. Hyrja është e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm dhe aty lejohet vetëm personeli i autorizuar.

Në këtë ishull jeton një larmi e madhe gjarpërinjsh, edhe pse njëri prej tyre spikat mbi të tjerët: Bothrops Insularis. Me ngjyrë të verdhë dhe me përmasa rreth 70 centimetra, karakterizohet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Vlerësimet e ekspertëve sugjerojnë se ka një ekzemplar të këtij zvarraniku për çdo metër katror të ishullit, kështu që është më i zakonshmi që mund të gjendet dhe kafshimi i tij mund të shkaktojë probleme të shumta, deri në vdekje.