Ishujt grekë, në grevë kundër hapjes së kampeve të reja - Gazeta Express
string(54) "ishujt-greke-ne-greve-kunder-hapjes-se-kampeve-te-reja"

Ishujt grekë, në grevë kundër hapjes së kampeve të reja

Gazeta Express

11/12/2019 23:38

Komunat e Lesbosit, Samosit dhe Kiosit, tre ishujt më të prekur nga kriza migratore, nisën sot një grevë për të protestuar kundër projektit të hapjes së kampeve të reja.

Në një deklaratë të përbashkët, komunat e tre ishujve të Egjeut refuzuan çdo strukturë shtesë në Lesbos, Kios dhe Samos dhe kanë kërkuar mbikëqyrje efektive të kufijve detarë dhe tërheqjen e menjëhershme e masive të mijëra azilkërkuesve të vendosur në ishujt grekë, sipas agjencisë së lajmeve ANA.

Lexo Edhe:

“Ky është reagimi i parë”, tha Kostandinos Mutzouris, guvernatori i rajonit verior të detit Egje nga i cili varen këta tre ishuj, në një konferencë shtypi në Lesbos.

Qeveria e Kyriakos Mitsotakis-it njoftoi në nëntor zëvendësimin e tre kampeve të mbipopulluara e të pashëndetshme në këta ishuj, me struktura “të mbyllura” me kapacitet më të madh (5 000 migrantë për kamp), ndërsa, në të kundërt, autoritetet lokale kërkojnë zvogëlimin e numrit të migrantëve në ishujt e tyre.