string(42) "ishujt-faroe-nuk-kane-pothuajse-asnje-peme"

Fun

Gazeta Express

27/11/2023 20:59

Ishujt Faroe nuk kanë pothuajse asnjë pemë

Fun

Gazeta Express

27/11/2023 20:59

Ishujt Faroe nuk kanë pothuajse asnjë pemë. Sipas Enciklopedisë Britanika, rrethanat mjedisore dhe klimatologjike nuk janë ideale për rritjen e pothuajse çdo lloji peme.

Kjo vjen kryesisht për shkak të verës së ftohtë, erërave të forta perëndimore dhe stuhive të shpeshta që shkatërrojnë arkipelagun.

Në ishujt Faroe, ajri ushqehet me kripësinë e detit, gjë që kontribuon në vështirësinë e rritjes dhe mbijetesës së pemëve. Gjithsesi, në këtë shtet janë mbjellë disa pemë rezistente, por kjo është bërë në plantacione të mbrojtura.

Ishujt Faroe janë një shtet në Atlantikun e Veriut, të vendndodhur midis Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Islandës.