“Ishte total e shkatërruar”, rrëfimi i çiftit nga Mitrovica që e rimori banesën pas tri dekadash - Gazeta Express
string(93) "ishte-total-e-shkaterruar-rrefimi-i-ciftit-nga-mitrovica-qe-e-rimori-banesen-pas-tri-dekadash"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:20

“Ishte total e shkatërruar”, rrëfimi i çiftit nga Mitrovica që e rimori banesën pas tri dekadash

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:20

Një histori rikthimi e mbushur me pritje të gjatë dhe emocione të forta vjen nga Mitrovica, ku çifti Sami dhe Vjollca Bunjaku kanë arritur ta rimarrin banesën e tyre pas më shumë se tri dekadash.

Prona e tyre në veri të qytetit ishte uzurpuar që nga viti 1990 nga një grua serbe, duke i detyruar ata të qëndrojnë larg saj për vite me radhë, në pritje të një zgjidhjeje institucionale.

Pas një procesi të gjatë, ata më në fund kanë arritur ta rikthejnë pronën e tyre.

“Banesa ishte total e shkatërruar…”, ka rrëfyer çifti.

Çifti ishte i ftuar në emisionin Kosova Live, ku treguan për vështirësitë, pritjen e gjatë dhe emocionet e momentit kur pas 36 vitesh hynë sërish në banesën e tyre në Mitrovicë.

Për të dëgjuar rrëfimin, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement