Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, pranga 23-vjeçarit shqiptar në Greqi - Gazeta Express
string(91) "ishte-shpallur-ne-kerkim-per-vrasjen-e-pellumb-islamit-pranga-23-vjecarit-shqiptar-ne-greqi"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 21:42

Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, pranga 23-vjeçarit shqiptar në Greqi

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 21:42

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami nga qyteti i Delvinës.

Mësohet se në pranga ka rënë një 23-vjeçar nga Shqipëria, i cili është dërguar në rajonin e policisë paraditen e sotme në Kipseli.

Lexo Edhe:

Ai është një ndër 7 personat për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40 vjeçari Islami.

Hetimet kanë zbuluar se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas qe ndodhej në tavolinë me Islamin.

Një nder personat që është ende në kërkim është dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj.

/Gazeta Express