string(67) "ishte-shaka-me-gruan-time-macron-komenton-videon-virale-me-brigitte"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 14:47

“Ishte shaka me gruan time”: Macron “qetëson publikun” pas videos virale me Brigitte

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 14:47

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thyer heshtjen mbi videon që u bë virale në rrjete sociale, ku dukej se bashkëshortja e tij, Briggite, “e godet atë në fytyrë”, ndërsa çifti ishte duke mbërritur në Vietnam, një turne në Azinë Juglindore.

Në video, Brigitte Macron duket se e shtyn burrin e saj “me shuplakë në fytyrë,” përpara se ai të zbriste nga aeroplani presidencial, duke bërë që ai të tërhiqej një hap pas. Ajo duket se për një moment mbetet e fshehur, derisa çifti më pas dalin bashkë.

Megjithatë, kjo video e cila po bën tituj në media, është komentuar nga presidenti francez i cili tha për gazetarët se, “isha duke u ngacmuar, ose më saktë duke bërë shaka me gruan time, nuk është asgjë”.

Ai më tej ka thënë se kjo nuk është hera e parë në javët e fundit që përmbajtja e videove të tij është shtrembëruar nga njerëz që ai i përshkroi si “të çmendur”.

Sipas Reuters, Macron poashtu ka përmendur një video të shpërndarë në rrjete sociale, ku ai shfaqej duke hequr një objekt të bardhë nga një tavolinë në tren gjatë një vizite në Ukrainë, ndërsa disa përdorues të rrjeteve sociale sugjeruan – pa prova – se objekti ishte një qese me kokainë. Macron tha se ishte vetëm një shami, ndërsa zyra e tij akuzoi armiqtë e Francës për përhapjen e lajmeve të rreme.

Kujtojmë se video virale, më herët u komentua edhe nga një zyrtar i Pallatit Elysee, duke thënë se: “Ishte një moment relaksi mes presidentit dhe bashkëshortes së tij, përpara nisjes së vizitës – një çast humori.”