Ishte në kontakt me një zyrtar pozitiv me Covid, izolohet shefi i OKB-së - Gazeta Express
string(71) "ishte-ne-kontakt-me-nje-zyrtar-pozitiv-me-covid-izolohet-shefi-i-okb-se"

Ishte në kontakt me një zyrtar pozitiv me Covid, izolohet shefi i OKB-së

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 7:32

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka qenë në kontakt me një zyrtar të OKB-së me COVID-pozitiv dhe është në izolim në shtëpi si masë paraprake.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i selisë së OKB-së.

Lexo Edhe:

Guterres nuk ka simptoma dhe tashmë i është nënshtruar një tamponi që doli negativ.

Si masë paraprake, Guterres anuloi personalisht angazhimet e radhës deri në testin tjetër të enjten. Zëdhënësi i tij njoftoi se sekretari i përgjithshëm ka marrë së fundmi dozën e tretë të vaksinës.