string(52) "ishte-ne-kerkim-nderkombetar-arrestohet-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 21:51

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 21:51

Sonte ne orët e pasdites, në Prishtinë, Njësia FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, njofton se ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore, konfirmon policia.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.