'Ishte në hije me të ëmën', dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën të miturit në Kakavijë - Gazeta Express
string(95) "ishte-ne-hije-me-te-emen-deshmi-tronditese-nga-aksidenti-qe-i-mori-jeten-te-miturit-ne-kakavije"

‘Ishte në hije me të ëmën’, dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën të miturit në Kakavijë

Gazeta Express

15/08/2020 13:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kakavijë, ku një autoambulancë ka përplasur një fëmijë, që qendronte me familjen e tij në radhë për të kaluar kufirin.

Burime konfidenciale për “Faxweb.al” bëjnë me dije se fëmija ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë. Mësohet se fëmija ka qenë në hije së bashku me të ëmën, në momentin kur është marrë përpara nga autoambulanca, shoferi i të cilës është shoqëruar nga ana e Policisë.

Lexo Edhe:

“E vrau djalin para syve tanë, e mori zvarrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e vrau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vranë para syve”, shprehen qytetarë në dëshmitë e tyre dhëna për Fax News.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 10-vjeçare.

Ndryshe nga sa thonë burimet, qytetarët që kanë parë me sytë e tyre aksidentin thonë se ambulanca ka qenë bosh dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe.

“Ishte me shpejtësi, ambulanca ishte bosh, skandal i zotit, skandal i zotit”, shprehen dëshmitarët për gazetaren e Fax news Ervina Shehaj.