"Ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh", AGK për ish-kameramanin e RTK-së, Fatmir Bajrami - Gazeta Express
string(103) "ishte-mentor-dhe-udheheqes-per-shume-breza-kameramanesh-agk-per-ish-kameramanin-e-rtk-se-fatmir-bajrami"

Lajme

Gazeta Express

03/01/2025 19:58

“Ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh”, AGK për ish-kameramanin e RTK-së, Fatmir Bajrami

Lajme

Gazeta Express

03/01/2025 19:58

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i ka shprehur ngushëllime familjes, miqëve, kolegëve të ish-kameramanit të RTK-së, Fatmir Bajrami që ka vdekur sot, më 03.01.2025.

Sipas AGK-së, Bajrami që vdiç në moshën 75-vjeçare, përpos kontribues në profesionin e tij prej kameramani në media, dha kontribut edhe në kinematografinë vendore.

“Ai ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh, në Transmetuesin Pubilk të Kosovës. Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive”- është shprehur AGK në një postim në Facebook.

Menaxhmenti dhe punëtorët e RTK-së i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së kolegut të tyre shumëvjeçar, i cili ishte si mësues i parë i kamerës për shumë nga kolegët e tyre të rinj dhe me përvojën e tij të gjatë ndikoi në rritjen e cilësisë programore në RTK.

Fatmir Bajrami lindi më 25 korrik 1949 në Prishtinë, derisa studimet për kamerë filmike i kreu në Paris. Më 1975 pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në RTP, deri në masat vendosjen e masave të okupimit, për të vazhduar si punëtor i RTK-së me themelimin e tij e deri në pensionim në vitin 2014.

Advertisement
Advertisement
Advertisement