Ishte me pushime me familjen në Dhërmi, trajnerit kosovar i futen hajnat në dhomë - Gazeta Express
string(80) "ishte-me-pushime-me-familjen-ne-dhermi-trajnerit-kosovar-i-futen-hajnat-ne-dhome"

Ishte me pushime me familjen në Dhërmi, trajnerit kosovar i futen hajnat në dhomë

Futboll

Gazeta Express

18/08/2022 23:52

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Isufi është përballur me një situatë aspak të këndshme gjatë pushimeve me familjen e tij në jugun e Shqipërisë.

Isufi po kalonte pushimet në Dhërmi, teksa në orën 4 të mëngjesit iu futën hajnat në dhomë.

Lexo Edhe:

Ai tregoi për këtë ngjarje përmes një postimi në Facebook, teksa tha se pushimet në jug të Shqipërisë nuk do të jenë më një opsion për të për një periudhë shumë të gjatë

Postimi i plotë nga Bekim Isufi:

KUJDES! Dhermia nuk eshte vend ku duhet te ndiheni te sigurte andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Villes apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur te qendroni. Une dhe familja ime perjetuam tmerrin me hajnat ne dhome ne oren 4:00 te mengjesit. Me gjithe deshiren e madhe per ti kaluar pushimet ne Jug, pas traumes se perjetuar per nje periudhe shume te gjate kjo nuk do te jete me opcion.