“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore - Gazeta Express
string(120) "ishte-kthyer-ne-nje-mit-hoxha-laert-haxhiu-cilesohej-i-paprekshem-paguante-policet-dhe-kishte-lidhje-te-forta-shteterore"

“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2023 0:24

Dëshmia e Artan Tafanit, ka zbuluar disa nga vrasjet më të bujshme në Sqhipëri, të cilat kryeheshin nga grupi i famëkeqit Laert Haxhiu.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’, gazetari investigativ Artan Hoxha, tha se Haxhiu ishte kthyer në një mit në Sqhipëri, dhe ai konsiderohej si i paprekshëm, pasi paguante policët.

Lexo Edhe:

Sipas tij nëse kishte lidhje të afërta me Laert haxhiun, mund të vijoje pa frikë trafikun e drogës, pasi askush nuk mund të të prekte.

Laert Haxhiu ka patur lidhje shumë të forta. Nëse e lejon policin të ndajë para për kanabisin me këta, mos prit ta kapin.

Ky nuk largohej nga Shqipëria. Përveçse gjatë covidit kur u goditën dy njerëz tër afërt të tij. Ky është bërë personazh shumë i rëndësishëm.

Myzeqeja është prodhues kryesor bujqësor ka biznese të jashtëzakonshme. Nuk funksionoje dot, nëse nuk kishte pikë kontakti.

Nëse kishte emrin e këtij, merrje paprekshmërinë. Ai goditi dhe asgjësoi rrethin e Aldo Bares.

Kush nuk largohej, i vendosnin eksplozivë dhe largoheshin. Gjithë kjo kohë e gjatë, qëndronte në kërkim. Ai u kthey në mit.

Kur u kap në Greqi, u duk shumë e çuditshme. Pasqyra, apo grafia që na kanë dhënë sot, janë krime që kanë të gjithë gamën e kodit penal brenda“, deklaroi Hoxha.