Dje është arrestuar një person në Mollopolc të Shtimes, i cili i shte i kërkuar nga Gjykata për “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, për cka ishte i dënuar me një vit burgim.
“Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari, A.M. (31 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje ”, për të cilën ishte dënuar me një (1) vit burgim.”
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.