Ishte i dënuar me 1 vit burgim për posedim narkotikësh, arrestohet 48 vjeçari në Prishtinë - Gazeta Express
string(89) "ishte-i-denuar-me-1-vit-burgim-per-posedim-narkotikesh-arrestohet-48-vjecari-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:20

Ishte i dënuar me 1 vit burgim për posedim narkotikësh, arrestohet 48 vjeçari në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:20

Policia ka njoftuar se dje është arrestuar 48 vjeçari, A.K., i dënuar me 1 vit për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nga zyrtarët policor të stacionit Jugu, më konkretisht nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar: -A.K mashkull, 48 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit), për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.”