Ishte duke notuar në det, ndërron jetë një pushues në Shqipëri - Gazeta Express
string(61) "ishte-duke-notuar-ne-det-nderron-jete-nje-pushues-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 13:22

Ishte duke notuar në det, ndërron jetë një pushues në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 13:22

Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Divjakës mesditën e kësaj të hëne.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. TH., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.