Ishte dënuar për vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Shtime - Gazeta Express
string(56) "ishte-denuar-per-vjedhje-arrestohet-18-vjecari-ne-shtime"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 16:16

Ishte dënuar për vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Shtime

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 16:16

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Shtime, është arrestuar një 18 vjeçar, A.M, i cili është dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje’’.

Nga policia është bërë e ditur edhe se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

‘‘Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Më datë 27.06.2025, rreth orës 09:55 në fshatin Godanc i Epërm në Shtime, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  kanë arrestuar personin e kërkuar A. M, 18 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.