Ishtë dënuar me mbi 1 vit burgim, arrestohet 54 vjeçari që ishte në kërkim - Gazeta Express
string(73) "ishte-denuar-me-mbi-1-vit-burgim-arrestohet-54-vjecari-qe-ishte-ne-kerkim"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 10:50

Ishtë dënuar me mbi 1 vit burgim, arrestohet 54 vjeçari që ishte në kërkim

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 10:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në kërkim që ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Bëhet fjalë për 54 vjeçarin, Sh.D.

“Me datën 24.09.2025, Policët e ë Stacionit Policor Prizren në kuadër të Task Forcës dhe Planit  operative “Realizimi i Urdhëresave të hapure 2025” , kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar  nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 (një) vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.  I arrestuari  Sh.D.  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.”