string(74) "ishin-te-kerkuar-me-urdheresa-te-gjykates-arrestohen-tre-persona-ne-lipjan"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 22:15

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 22:15

Përgjatë dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Në njoftim shtohet se urdhëresat kanë qenë për veprat, sulm ndaj personit zyrtar, grabitje në bashkëkryerje  dhe  sulm

Komunikata:

Zyrtarët e stacionit të Lipjanit, realizuan 3 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët e stacionit të Lipjanit , gjatë 2 dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.

Urdhëresat kanë qenë për veprat:

-sulm ndaj personit zyrtar

-grabitje në bashkëkryerje  dhe

-sulm

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit.