string(119) "ishin-nisur-nga-gostivari-per-te-festaur-pavaresine-e-shqiperise-autobusi-me-nxenes-perplaset-me-nje-makine-ne-librazhd"

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2023 17:20

Ishin nisur nga Gostivari për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë, autobusi me nxënës përplaset me një makinë në Librazhd

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2023 17:20

Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobusin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e aksidentit.