Ishin bllokuar në Ujvarën e Shëngjergjit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë pas 12 orësh kërkimi - Gazeta Express
string(108) "ishin-bllokuar-ne-ujvaren-e-shengjergjit-policia-u-vjen-ne-ndihme-dy-turisteve-gjermane-pas-12-oresh-kerkimi"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 14:00

Ishin bllokuar në Ujvarën e Shëngjergjit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë pas 12 orësh kërkimi

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 14:00

Dy turistë nga Gjermania u shpëtuan pas një kërkimi të gjatë 12-orësh në zonën e vështirë të Ujvarës së Shëngjergjit, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të Policisë së Tiranës dhe Njësisë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në një njoftim për mediat thuhet se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine, reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit për dy turistët e bllokuar në një terren të thepisur dhe të largët, të paarritshëm me automjete. Falë përpjekjeve intensive, forcat e sigurisë arritën të lokalizojnë turistët, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.