“Ishim të pirë”, zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Egli Proga më shau, sa ngrita dorën u rrëzua - Gazeta Express
string(88) "ishim-te-pire-zbardhet-deshmia-e-denis-meces-egli-proga-me-shau-sa-ngrita-doren-u-rrezua"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2024 11:50

“Ishim të pirë”, zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Egli Proga më shau, sa ngrita dorën u rrëzua

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2024 11:50

Denis Meçes, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës pak ditë më parë në dëshminë e tij ka para hetuesve se deklaruar ai ishte ne gjendje të dehur, po ashtu edhe Proga.

Sipas Meçes, viktima e ka ofenduar dhe ai i ka kërkuar të dalin jashtë, por nuk sapo ka ngritur dorën Proga është rrëzuar dhe nuk është ngritur më.

Lexo Edhe:

Dëshmia:

Unë deklaroj se ditën e sotme rreth orës 15:30 nuk e mbaj mend mirë orën kam qënë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi Guçe për tu takuar dhe ai më ka thënë hëjde tek lokali ”Stropcka” në axhensia, sa u ula po pi një birrë. Unë kam shkuar atje dhe ai ishte ulur tek një tavolinë jashtë ishte më një burrë të moshuar (kushëri i tij) por ai iku pas rreth 20 – 30 min. Më pas atje në tavolinë ka ardhur edhe një burrë i shëndoshë edhe ai taksixhi Arjani nga Sdërvaska por mbjemrin nuk ja di. Atje kemi biseduar për mardhënie pune për pasagjerë nga shteti gjerman dhe po pinim birra. Gjatë kohës që ishim ulur atje pas rreth 3 orësh (ora nuk më kujtohet) vjen ky djali, emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë (Eglantin Proga) ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit Volit për cigare por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Unë kam marë cigaren dhe sa kam kthyer kurizin ky më shau, duke më thënë: ”të q. racën”, unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime. Më pas ai ka vazhduar të shante në drejtim tim të njëjtën sharrje që më tha më sipër, ndërkohë ka ofenduar edhe Klodin duke e thirrur me emrin e të jëmës por edhe ai nuk ja vuri veshin. Duke qënë kjo situatë që ai vazhdonte nga brenda të  shante unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë: ore çfar ke që shan por ai ka vazhduar sërisht të shajë dhe unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më tha: ”po hajde se çfarë do më bësh do më hash ka.in” dhe kemi dalë jashtë.

Unë kam dashur ti fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjith ditën që konsumoja alkol dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur, kur më ka dalë gjumi mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndruar jetë, në këtë moment i kam thënë avokatit eja më mer dhe më shoqëro për në komisariat sepse dua të jap deklarimet time. Dua të theksoj se nuk kam patur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam patur njohje me të, nuk kam patur qëllim për të sjellë këtë pasojë por edhe nuk kam patur qëllim që ti shkaktoj asnjë lloj dëmtimi, kam dashur vetëm ti tërheq vëmendjen por ai ishte në gjendje aq të dehur sa me zor e mbanin këmbët.

I pyetur kush ka qënë i pranishëm në kohën kur ndodhi debati midis teje dhe shtetasit Eglantin Proga, ai shprehet: Unë mbaj mend vetëm këta të dy që kisha në tavolinë personin që u dëmtua dhe pronarin e lokalit.

I pyetur nëse gjatë kohës që ju keni dalë jashtë së bashku me shtetasin Eglantin Proga a është afruar dikush tjetër pranë jush, ai është shprehur: Jo kur kemi dalë nga lokali nuk ka ardhur njeri tjetër unë nuk e mora në cep, atje isha në rrugë.

I pyetur se si u rëzua pa pritur shtetasi Eglantin Proga mund të na sqaroni momentin, ai shprehet: Jo nuk e mbaj mend unë isha shumë i dehur dhe nuk e di si u rëzua.

I pyetur nëse ai apo dikush tjetër e keni gjuajtur me send, grush apo shkelma shtetasin Eglantin Proga, ai shprehet shkurt: Jo.