“Ishalla nuk ia bon qysh ma ka bo mu” – Lladrovci flet për bashkimin e Nuredin Lushtakut me Sami Lushtakun - Gazeta Express
string(102) "ishalla-nuk-ia-bon-qysh-ma-ka-bo-mu-lladrovci-flet-per-bashkimin-e-nuredin-lushtakut-me-sami-lushtakun"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 13:33

“Ishalla nuk ia bon qysh ma ka bo mu” – Lladrovci flet për bashkimin e Nuredin Lushtakut me Sami Lushtakun

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 13:33

Ramiz Lladrovci ka folur sërish për marrëdhëniet e tij të përkeqësuara me kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka treguar se edhe pas prishjes së raportit me të ka pasë përpjekje për pajtimin mes tyre pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021

“Ne hallin e vet, në paszgjedhjet lokale 2021, më ka thirrë Hashim Thaçi në telefon edhe mu ka lut me shku e me pajtu me Sami Lushtakun. Kom qef me ju pa bashkë, jemi kanë gjithë shokë”, ka thënë Lladrovci.

Megjithatë, sipas tij, përpjekjet nuk kanë pasur sukses pasi që Sami Lushtaku përsëri i ka prishur raportet.

“Na provuam mu pajtu, po prapë ma kanë ngul thikën në shpinë”, shtoi ai

Ai gjithashtu ka komentuar për rregullimin e raportit mes Nuredin dhe Sami Lushtakut.

“Unë jam i lumtur shumë që dy kushërinjtë mes veri, dy luftëtarë të UÇK-së, dy veprimtarë të vjetër, janë prapë bashkë. Dhe këtij bashkimi kam kontribuar në njërën anë shumë, sepse gjatë gjithë kohës i kam thënë Nuredinit: duhet mu pajtu”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka shtuar edhe një mesazh personal për pajtimin mes tyre.

“Kjo normal që ua mundëson që me ardhë edhe me provu në Drenas. Besoj që nuk kanë me mujt për mu ka rëndësi që ata janë bo bashkë. Ishalla, unë lutna, që Nuredinin nuk ia bon qysh ma ka bo mu – mu ndreq kur i kryn punë atij e mu prish kur do ai”, ka përfunduar Lladrovci./Tëvë1/