“Isha në dasmën e një zyrtari të VV, mu lëshuan nja 40 djem…u shokova” – Aktori Fisnik Ademi tregon çka i ndodhi me përkrahësit e VV-së - Gazeta Express
string(140) "isha-ne-dasmen-e-nje-zyrtari-te-vetevendosjes-mu-leshuan-nja-40-djemu-shokova-aktori-fisnik-ademi-tregon-cka-i-ndodhi-me-perkrahesit-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 21:44

“Isha në dasmën e një zyrtari të VV, mu lëshuan nja 40 djem…u shokova” – Aktori Fisnik Ademi tregon çka i ndodhi me përkrahësit e VV-së

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 21:44

“Të famshmit në fushatë”, është tema që po diskutohet të dielën në ‘PressingShow”.

Aktori Fisnik Ademi tha se është mbështetës i krahut të luftës, ai tregoi një moment kur kishte shkuar në një dasëm te një shok që ishte në struktura të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

Ademi po fliste për vitin 2017, tha se 40 djem i shkuan pas kur doli për cigare, duke e akuzuar pse ishte me PDK-në.

“Kjo ka qenë verën e 2017, një shok që është në VV po martohet dhe po më bën një ftesë. Tha, apo vjen në dasëm, a e ke problem. Thash jo more pse problem, edhe kurrë s’e harroj kur jam shku dasëm, ulësen ku e kemi pasur ka qenë një nivel më lartë, beso që komplet salla janë kthy me më kqyr. Aty kanë qenë krejt strukturat e VV-së, edhe kjo pjesa e Ferit, komplet bashkë. Jam dalë me dhez një cigare, janë çu ja 40 djem. Pse ti me PDK-në, ti je artist. Kadale more, edhe ka qenë shokim në atë kohë”, ka thënë ai. /Gazeta Express