string(85) "u-qellua-me-grusht-kryebashkiaku-i-kolonjes-gjarprit-kur-i-vjen-ngordhja-del-ne-rruge"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 10:37

U qëllua me grusht, kryebashkiaku i Kolonjës: Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 10:37

Kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht kandidati i PS në garë për këtë bashki Erion Isai ka folur mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Korçë-Ersekë ku u grushtua nga një mbështetës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai e ka cilësuar si një ngjarje të turpshme që tregon sipas tij se sa e nervozuar dhe e dëshpëruar është pala kundërshtare politike. Në përgjigje të kundërshtarëve të cilët thonë se Isai po blinte vota, kryebashkiaku thotë se ishte duke pirë kafe me një mik.

Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik . Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”- tha Isai.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojnë të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre. Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i “Kanan Tafilit” me historia bllokimi rroge dhe me absurditete që nuk i kanë hije askujt. Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë më vjen keq për incidentin. Më vjen keq që kur të kërkohet në google do të dalë kjo ngjarje e turpshme. Kjo është një ngjarje e turpshme, dhe rezultati do ta tregojë, nervozizmi sjell vetëm panik”, ka shtuar ai.

Pas ngjarjes Policia ka arrestuar simpatizantin e koalicionit Berisha-Meta, Esmeraldo Kacolli, i cili goditi kandidatin e PS. Ndërsa po procedohet në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili i bllokoi rrugën me makinë kryebashkiakut të PS.

/Gazeta Express