Ish-zëvendësi i Kurtit sa ishte kryeministër: Marrëveshja e Washingtonit e falimenton Kosovën - Gazeta Express
string(92) "ish-zevendesi-i-kurtit-sa-ishte-kryeminister-marreveshja-e-washingtonit-e-falimenton-kosoven"

Gazeta Express

29/08/2020 16:45

Ish-zëvendësi i Kurtit sa ishte kryeministër: Marrëveshja e Washingtonit e falimenton Kosovën

Gazeta Express

29/08/2020 16:45

Njeriu i dytë në Qeveri gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër, Haki Abazi, po thotë se marrëveshja e Washingtonit do ta kapitullojë Kosovën, meqë sipas tij, do t’i hiqet kontrolli mbi Ujmanin dhe Trepçën.

Sipas tij përveç kësaj e falimenton edhe në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja.

Lexo Edhe:

Ai thekson se Amerika dhe amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrëveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme, pazar që e gjymton Kosovën për interes të disa individëve që përfitojnë materialisht dhe Serbisë që fiton një betejë të madhe në aspektin politik.

“Marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ja hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit, e falimenton në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja dhe Kosova varet nga qëndrimi i Serbisë dhe në fund marrëveshja e dërgon Veselin në Hagë me automatizëm. Amerika dhe Amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrëveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme, pazar që e gjymton Kosovën për interes të disa individëve që përfitojnë materialisht dhe Serbisë që fiton një betejë të madhe në aspektin politik. Në Uashington varfërohet Kosova dhe në Bruksel Serbia e ngrit pazarin politik. Kjo qeveri dhe keta njerëz janë shumë të rrezikshëm për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve”, ka shkruar Abazi.