string(106) "ish-zedhenesi-i-nato-s-marreveshja-shqiperi-kroaci-kosove-per-forcimin-e-bashkepunimit-jo-kunder-beogradit"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2025 14:33

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë për forcimin e bashkëpunimit, jo kundër Beogradit

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2025 14:33

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, komentoi marrëveshjen e nënshkruar më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar se kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nuk është e drejtuar kundër Serbisë.

Ai shpjegoi se të tria vendet synojnë rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe ndihmën reciproke për sigurinë. “Të tria vendet e kanë bërë të qartë se kjo aleancë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe jo përballjen me Beogradin. Është inkurajuese të shihet se vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe po e bëjnë këtë duke ndihmuar njëra-tjetrën“, tha ai.

Lexo Edhe: