Ish-ylli i Man Unitedit: Ronaldo na bëri alergjik ndaj humbjeve - Gazeta Express
string(62) "ish-ylli-i-man-unitedit-ronaldo-na-beri-alergjik-ndaj-humbjeve"

Gazeta Express

11/07/2020 18:13

Ish-ylli i Man Unitedit: Ronaldo na bëri alergjik ndaj humbjeve

Gazeta Express

11/07/2020 18:13

Nani thotë se Cristiano Ronaldo i kishte bërë lojtarët e Manchester Unitedit alergjik ndaj humbjeve gjatë kohës sa ai ishte në Old Trafford, për shkak të tentimit të tij të vazhdueshëm për t’u përmirësuar.

Djajtë e Kuq e kishin siguruar transferimin e Cristiano Ronaldos në verën e vitit 2003 nga Sportingu, pasi Sir Alex Fergusonit i kishte bërë përshtypje stili i lojës së Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit i ndihmoi Ronaldos të shndërrohet në yllin global që është tani, pasi ia largoi triket e panevojshme në fushën e lojës dhe i ndihmoi të shndërrohet një një golashënues më të mirë.

Kur ai u largua drejt Real Madridit në vitin 2009, veçse kishte arritur ta fitojë Topin e Artë dhe një numër të trofeve, përfshirë këtu tre tituj të Premierligës dhe një të Ligës së Kampionëve.

Edhe bashkëkombësi i Ronaldos, Nani, iu bashkua së shpejti Manchester Unitedit, në vitin 2007, dhe tani ka rrëfyer detaje nga transferimi i tij dhe bashkëpunimi me Ronaldon.

“Para se ta kuptoja, po kërkoja shtëpi në Manchester. Në fillim unë kisha planifikuar të qëndroja në një hotel, por agjenti im më pyeti: “A e ke problem të qëndrosh me Cristianon?””, ka treguar Nani.

“Kështu që unë u transferova me të dhe Anderson, i cili gjithashtu sapo kishte ardhur në Manchester United”.

“Cristiano e kishte një pishinë, një tavolinë për ping-pong, një fushë tenisi – çdo ditë ne garonim për diçka”.

“Deri në momentin kur u larguam nga shtëpia e tij, ne veçse ishim bërë alergjik ndaj humbjeve”. /Gazeta Express/