Ish-ylli brazilian: Neymari është trashëgimtari natyral i Messit - Gazeta Express
string(63) "ish-ylli-brazilian-neymari-eshte-trashegimtari-natyral-i-messit"

Ish-ylli brazilian: Neymari është trashëgimtari natyral i Messit

Gazeta Express

09/04/2020 8:52

Askush tjetër përveç Neymarit nuk mund të zëvendësojë Lionel Messin në Barcelonë, sipas ish-përfaqësuesit të Brazilit Mazinho, i cili beson se ylli i Paris Saint-Germain do të jetë trashëgimtari i argjentinasit në Camp Nou.

Barcelona bëri përpjekje të pareshtura ta kthejë Neymarin në klub gjatë verës së kaluar dhe do të tentojë përsëri këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mazinho beson se vetëm braziliani mund të zëvendësojë Messin në fanellën e Barçës.

“Barcelona do të ishte shumë e lumtur me kthimin e Neymarit në klub”, tha Mazinho për Radio MARCA.

“Ai është pasuesi natyral i Messit. Askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë Messin”, shtoi ai.

Mazinho është babai i dyshes Thiago Alcantara dhe Rafinha. /Gazeta Express/