Ish-trajneri i Vedat Muriqit te Liria, Skender Kapra është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”.

Ai ka treguar se çfarë rroge kishte Muriqi në fillim te Liria.
“Në fillim, me kontratën e parë të tij, Muriqi fitonte vetëm 200 euro rrogë”.
Muriqi në fillim ishte një mbrojtës te Liria, teksa trajneri Kapra tregon pse e bëri këtë.
“Ishte i madh me trup dhe kishte një hap të madh, andaj vendosëm që ta përdorim në të mirën tonë”, shtoi ai./GazetaExpress/