Ish-sulmuesi i Lihtenshtajnit, tani trajner, Mario Frick, ka punuar me mesfushorin e ardhshëm të AC Milan, Ardon Jasharin gjatë kohës së tij te Luzern.
Mario Frick, ish-sulmues i Pisës, Veronës dhe Sienës, foli për “La Gazzetta dello Sport” rreth transferimit të ardhshëm të Milanit, Ardon Jashari, që po vjen nga klubi belg Club Brugge.
“Është nga një planet tjetër: do të ketë një karrierë të madhe, tashmë në fushë sillet si një 30-vjeçar. Është një lider i lindur: në moshën 20-vjeçare ishte tashmë udhëheqësi i dhomës së zhveshjes.”
Ai foli edhe për një situatë që kishte ndodhur më herët, e që kishte rezultuar me një ‘dënim’ të tij.
“Po, donte të shkonte te Basel. Ia morëm shiritin e kapitenit dhe ai e pranoi mirë; e dinte që kishte bërë një gabim. Gjashtë muaj më vonë ia kthyem përsëri. Sa herë që mundet, luan vertikalisht dhe jam i sigurt që do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Itali. I vetmi mangësim është se nuk shënon shumë gola, por ka ritëm, është i shpejtë dhe fizikisht shumë i fortë.”
Ardon Jashari te Milani kalon për një shumë totale të transferimit prej 39 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset.
Vetëm një vit më herët, Jashari ishte transferuar te Club Brugge nga Luzerni për shumën e 6 milionë eurove./GazetaExpress/
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...